Eric Adams kryeson mes pretendentëve demokratë për kryebashkiak i Nju Jorkut

Amerika

Eric Adams kryeson mes pretendentëve demokratë për kryebashkiak i Nju Jorkut

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 21:35
Eric Adams

Ish-pjesëtari i forcave të rendit Eric Adams kryeson në garën mes pretendentëve demokratë për zgjedhjet bashkiake në Nju Jork pas garës së të martës.

Ndërkohë që mbi 85% e zonave zgjedhore kanë raportuar rezultatet, zoti Adams, president i lagjes së Bruklinit në Nju Jork, renditet në vend të parë me 32% të votave të hedhura në votime të hershme apo dje gjatë ditës së zgjedhjeve ndër 13 pretendentët demokratë për të përfaqësuar këtë forcë politike në garën për bashkinë e qytetit. Maya Wiley, ish-juriste për të drejtat civile dhe ndihmëse e kryebashkiakut në largim Bill de Blasio, ishte në vend të dytë me 22% të votave dhe ish-komisionerja për shërbimet sanitare, Kathryn Garcia renditej më pas me 19% të votave.

Zgjedhjet e djeshme për herë të parë zhvillohen në bazë të një sistemi renditjeje, ku çdo votues zgjedh deri në pesë nga kandidatët në listë sipas renditjes së preferuar.

Më 29 qershor shpallen rezultatet paraprake, ndërkohë që do të vazhdojnë të numërohen votat në mungesë deri në rezultatet përfundimtare që shpallen në mes të korrikut.

Kandidati demokrat do të garojë përballë republikanit Curtis Sliwa në zgjedhjet e nëntorit./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat