Para vendimit të gjykatës, Chauvin i shprehu ngushëllime familjes së Floyd

Amerika

Para vendimit të gjykatës, Chauvin i shprehu ngushëllime familjes së Floyd

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 10:08
Derek Chauvin

Ish-oficeri amerikan, Derek Chauvin, foli shkurtimisht në gjykatë sot para dënimit të tij në Minneapolis.

“Unë dua t’ia shpreh ngushëllimet e mia familjes Floyd”, deklaroi Chauvin.

“Do të ketë disa informacione të tjera në të ardhmen që do të ishin me interes dhe shpresoj se gjërat do t’ju japin pak qetësi”, ka thënë ai.

Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë informacioni shtesë po i referohej ai.

Ish-oficeri amerikan, Derek Chauvin, u dënua me 22 vjet e pesë muaj burg për vrasjen e afro-amerikanit, George Floyd.

George Floyd, 48-vjeçar, vdiq pasi Chauvin ia vendosi gjurin në qafë për më shumë se nëntë minuta, jashtë një dyqani, ku ai kishte blerë cigare.

Vrasja e tij shkaktoi protesta globale kundër racizmit dhe brutalitetit të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat