Përplasen 20 makina, 8 të vdekur nga stuhia e rërës

Amerika

Përplasen 20 makina, 8 të vdekur nga stuhia e rërës

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 17:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Ka shkuar në 8 numri i personave që humbën jetën pas përplasjes së 20 automjeteve në një autostradë të Utah-s, në SHBA, ku dukshmëria ishte ulur në nivele të rrezikshme për shkak të një stuhie rëre.

Zyrtarët lokal thonë se gjithçka nisi në momentin kur drejtuesit e automjeteve filluan të ngadalësonin shpejtësinë për shkak të dukshmërisë së ulët, duke nxitur kështu një aksident zinxhir. ‘Askush nuk shihte dot asgjë dhe kështu, papritur  përplasën me automjetet e tjera, është e tmerrshme’, tha efektivi Andrew Battenfield për New York Times.

Aq e madhe ishte shkalla e aksidentit, sa autoritetet nuk e patën menjëherë të qartë sesa njerëz ishin dërguar në spital dhe një pjesë e autostradës u mbyll për disa orë. Pas raportimeve për aksidentin e rëndë, policia e Utah dërgoi forca të shumta në zonë.

Mësohet se disa nga të lënduarit janë në gjendje kritike për jetën. Stuhia e rërës që u bë shkas për fatkeqësinë, vjen në një kohë kur ky shtet është përballur me paralajmërime të forta për mot ekstrem, përfshirë përmbytjet e befasishme dhe stuhitë, që ngrenë shumë pluhur e dhe nga toka e thatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat