​Ngacmoi seksualisht 11 gra, Biden i kërkon dorëheqjen guvernatorit të Nju Jorkut

Amerika

​Ngacmoi seksualisht 11 gra, Biden i kërkon dorëheqjen guvernatorit të Nju Jorkut

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 14:58
Joe Biden

Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka bërë thirrje guvernatorit të shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo, të japë dorëheqjen, pasi një raport zbuloi se ky i fundit ka ngacmuar seksualisht 11 gra.

“Mendoj se ai duhet të japë dorëheqje. Unë e kuptoj se legjislatura e shtetit mund të vendosë për gjykimin. Unë e di atë në fakt”, tha Biden për guvernatorin demokrat në përgjigje të një pyetjeje nga një reporter në Shtëpinë e Bardhë.

Një hetim i pavarur në një raport të lëshuar dje më herët tha se Cuomo nga viti 2013 deri në vitin 2020 ngacmoi seksualisht shumë gra.

Zbulimi vjen pesë muaj pasi Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, emëroi një komision të pavarur të udhëhequr nga dy avokatë të jashtëm për të hetuar pretendimet nga ish-punonjëset apo punonjëset aktuale.

“Administrata e Cuomos nxiti një mjedis pune toksik dhe armiqësor që ishte i mbushur me frikë dhe i shoqëruar nga një anashkalim i vazhdueshëm i flirteve të papërshtatshme dhe komenteve të tjera sugjestionuese seksuale dhe në baza gjinore nga guvernatori”, thuhet në raport.

Menjëherë pasi raporti u bë publik, Cuomo, i cili ka pohuar pafajësinë e tij, në mënyrë të ashpër hodhi poshtë gjetjet, duke pretenduar se “faktet janë shumë të ndryshme nga ato që janë thënë”.

“Dua që ju ta dini drejtpërdrejtë nga unë se unë kurrë nuk kam prekur askënd në mënyrë të papërshtatshme”, tha ai në një video mesazh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat