E pazakontë/ 51-vjeçari i ngul gruas një shiringë me spermë në trup

Amerika

E pazakontë/ 51-vjeçari i ngul gruas një shiringë me spermë në trup

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 16:23
Thomas Byron Stemen, u deklarua fajtor pasi sulmoi Katie Peters në Christopher’s Fine Foods në Maryland, SHBA

Një 51-vjeçar që i nguli një shiringë të mbushur me spermën e tij është burgosur për 10 vjet.

Thomas Byron Stemen, 51 vjeç, u deklarua fajtor pasi sulmoi Katie Peters në Christopher’s Fine Foods në Maryland, SHBA.

Peters ishte duke e ecur karrocën e blerjeve kur u goditi në vithe më 18 Shkurt të vitit të kaluar. Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë tregojnë gruan duke mbajtur karrocën ndërsa Stemen i ngul shiringë nga prapa.

Image

Stemen i veshur me një palë xhinse dhe një triko blu i thotë gruas: E di që ndihet si pickim bletësh, apo jo?

Pas sulmit zonja Peters hipi në makinën e saj për të shkuar në shtëpi, por e thirri djalin e saj kur filloi të ndjejë një djegie dhe gjeti një plagë mbi veten e saj.

Ajo tha: Fillova të vozis në shtëpi dhe fillova të ndjeja shumë dhimbje. Thirra djalin tim dhe i thashë se diçka nuk është në rregull dhe shpresoj se asgjë të mos ndodhë. I thashë shpresoj të arrij në shtëpi, të dua. Nuk e kisha idenë se çfarë kishte në atë gjilpërë. Mund të ishte helm miu, HIV, nuk e di.

Image

Policia thotë se gjeti një shiringë të madhe të mbushur me lëng në makinën e Stemen gjatë një kontrolli, si dhe më shumë shiringa në shtëpinë e tij, raporton stacioni lokal i lajmeve WJLA.

Stemen u deklarua fajtor për sulmin e supermarketit të vitit të kaluar dhe do vuajë dënimin prej 10 vitesh burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat