Virusi infekton edhe “parajsën”, raportohet rasti i parë me COVID

Amerika

Virusi infekton edhe “parajsën”, raportohet rasti i parë me COVID

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 11:54
Samoa

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë vendi më i goditur nga pandemia e koronavirusit, me një bilanc që i afrohet 700 mijë viktimave, dhe 43 milionë të infektuarve që ka përfshirë në mënyrë të ndryshme pothuajse çdo cep të territorit të saj.

Pothuajse, sepse disa ishuj të Paqësorit, formalisht amerikanë nga viti 1899 pas një beteje me Gjermaninë, kishin mbetur parajsa e fundit amerikane ku pandemia ishte vetëm diçka e rrëfyer nga mediat, dhe jo pjesë e përditshmërisë.

Bëhet fjalë për Samoat Amerikane, një grup ishujsh të banuar nga rreth 50 mijë persona, ku nuk mungojnë peizazhet përrallore.    

Por ditën  e djeshme autoritet e ishullit informuan se rasti i parë i koronavirusit në ishujt në fjalë ishte tashmë i zyrtarizuar. Personi në fjalë ishte asimptomatik dhe i vaksinuar, dhe është izoluar, ndërkohë që pasagjerët e tjerë ndodhen në karantinë.

Autoritetet kanë vendosur të mbyllin çdo mundësi udhëtimi me dy destinacionet e vetme të mundshme, Zelanda e Re dhe Australia.

Ishujt e Paqësorit radhiten si të vetmet pika të planetit ku pandemia ende nuk është shfaqur. Tuvalu Korea e Veriut Turkmenistan, Tonga, Kiribati, Nauro dhe Micronezia si dhe disa ishuj që bëjnë pjesë të Zelandës së Re dhe Britanisë së Madhe, të cilëve u shtohen vende si Korea e Veriut dhe Turkmenistani, për të cilët ka dyshime të forta që regjimet që i qeverisin me grusht të fortë po fshehin të dhënat.

Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat