ShBA hapet për personat e vaksinuar

Amerika

ShBA hapet për personat e vaksinuar

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 13:20
Foto ilustrim

SHBA-ja po zbut kufizimet në udhëtime shkaku i koronavirusit, duke i rihapur për pasagjerët e Britanisë së Madhe, të BE-së dhe shteteve tjera.

Nga nëntori, udhëtarët e huaj do të lejohen të udhëtojnë në SHBA nëse janë plotësisht të vaksinuar, dhe t’i nënshtrohen testimit apo gjurmimit të kontakteve, raporton BBC.

SHBA-ja ka pasur kufizime strikte në udhëtime që nga viti i kaluar.

Lëvizja është përgjigje ndaj kërkesës së madhe të aleatëve evropianë, dhe nënkupton se familjet që janë ndarë nga kufizimet mund të ribashkohen.

Koordinatori për COVID-19 i Shtëpisë së Bardhë, Jeff Zients, ka njoftuar për rregullat e reja të hënën.

Më me rëndësi është se të huajt që udhëtojnë në SHBA duhet të jenë plotësisht të vaksinuar”, ka thënë Zients.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat