Vendim i papritur! SHBA liron kufizimet anti Covid për 33 shtete

Amerika

Vendim i papritur! SHBA liron kufizimet anti Covid për 33 shtete

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 14:30
Foto ilustrim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të lejojnë nga nëntori shtetasit që fluturojnë drejt vendit nga 33 shtete, përfshirë pjesën më të madhe të Europës, që janë plotësisht të vaksinuar ndaj Covid 19.

Vendimi, i shpallur nga koordinatori i përgjigjes ndaj koronavirusit të Shtëpisë së Bardhë, Jeff Zients, shënoi një ndryshim të papritur për administratën e Presidentit Joe Biden, i cili tha javën e kaluar se nuk ishte koha e duhur për të hequr kufizimet teksa rastet e infektimeve janë në rritje.

Kufizimet anti Covid të SHBA-së pengonin ardhjen e udhëtarëve nga pjesa më e madhe e botës, përfshirë shtetasit që kanë të afërm apo punë në vend.

Shtetet e Bashkuara do të pranojnë udhëtarët e vaksinuar plotësisht nga 26 vendet e ashtuquajtura Shengen në Evropë, përfshirë Francën, Gjermaninë, Italinë, Spanjën, Zvicrën dhe Greqinë, si dhe Britaninë, Irlandën, Kinën, Indinë, Afrikën e Jugut, Iranin dhe Brazilin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat