Pamje të rënda! Burri nxjerr automatikun dhe qëllon njerëzit në trotuar, 1 i vdekur

Amerika

Pamje të rënda! Burri nxjerr automatikun dhe qëllon njerëzit në trotuar, 1 i vdekur

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 19:39
Ilustrim

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Filadelfia të SHBA-së, ku një person ka hapur zjarr ndaj një grupi njerëzve, të cilët po qëndronin në trotuar.

Një makinë ngjyrë e bardhë  afrohet pranë kalimtarëve, ndërsa një person që ndodhet brenda automjetit nxjerr një automatik dhe ka qëlluar me breshëri drejt kalimtarëve.

Si pasojë e të shtënave një person humbi jetën, ndërsa 5 të tjerë mbetën të plagosur.

Deri më tani ende nuk dihen motivet e ngjarjes ndërkohë që policia është në kërkim të autorëve.

Autoritetet kanë  caktuar 20 mijë dollarë shpërblim për kapjen e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat