Nëse miratohet nga rregullatorët amerikanë, kjo do të jetë pilula e parë për të trajtuar Covid-19

Amerika

Nëse miratohet nga rregullatorët amerikanë, kjo do të jetë pilula e parë për të trajtuar Covid-19

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 14:00
Ilaçi funksionon duke penguar “përsëritjen” e virusit brenda trupit

Kompania farmaceutike Merck ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të autorizonte përdorimin urgjent të pilulës së saj eksperimentale antivirale për të trajtuar Covid-19 të butë deri në të moderuar tek të rriturit.

Sipas mediave të huaja,  kërkesa e prodhuesit të ilaçit në SHBA erdhi pasi të dhënat e provës klinike të fazës së tretë të lëshuar më 1 tetor treguan se ilaçi – i njohur si molnupiravir – uli shanset që pacientët e sapo diagnostikuar me Covid-19 të shtroheshin në spital me rreth 50%.

Ilaçi funksionon duke penguar “përsëritjen” e virusit brenda trupit.

Dhe ndryshe nga Remdesiviri intravenoz i Gilead Sciences, Molnupiravir i Merck mund të merret përmes gojës.

Nëse miratohet nga rregullatorët amerikanë, kjo do të ishte pilula e parë për të trajtuar Covid-19.

Ky do të ishte edhe një përparim potencial që ndryshon lojën në luftën kundër virusit, i cili po vret mesatarisht më shumë se 1,600 amerikanë në ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat