U shtrua me urgjencë në spital, mjekët japin lajmin e mirë për Bill Clintonin

Amerika

U shtrua me urgjencë në spital, mjekët japin lajmin e mirë për Bill Clintonin

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 08:44
Bill Clinton

Presidenti i 42- të i SHBA, Bill Clinton do të dalë ditën e sotme nga spitali pasi gjendja e tij u përmirësua.

‘Ai do të qëndrojë në spital gjatë natës për të vazhduar marrjen e antibiotikëve intravenozë para se të dalë nga spitali të dielën”, tha Angel Ourenia, duke theksuar se “të gjithë treguesit e shëndetit të tij po shkojnë mirë”.

‘Presidenti është në një “humor të mirë”, “kaloi kohë me familjen, po komunikon me miqtë, shikoi ndeshjet e ekipeve të futbollit amerikan”.- shtoi më tej mjekja e tij.

Bill Clinton është shtruar disa herë në spital, në 2004 iu nënshtrua një operacioni për shkak të arteries së bllokuar, ose në vitin 2010, kur iu nënshtrua angioplastikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat