Ndryshimi i klimës dhe kujdesi për familjet, çështje kryesore në planin 2 trilionë dollarësh të Presidentit Biden

Amerika

Ndryshimi i klimës dhe kujdesi për familjet, çështje kryesore në planin 2 trilionë dollarësh të Presidentit Biden

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 14:08
Foto nga takimi

Duke zvogëluar planet e tij të mëdha për rishikimin e shpenzimeve të qeverisë, Presidenti Joe Biden paraqiti të martën para ligjvënësve demokratë vizionin e tij.

Në takimin në Shtëpinë e Bardhë të martën mbrëma, Presidenti Biden u tha ligjvënësve se ai dëshiron një paketë prej 2 trilionë dollarësh, e cila do të përfshinte të paktën 500 miliardë dollarë për të trajtuar ndryshimet klimatike, dhe fonde për t’i dhënë përparësi ndihmës për klasën e mesme, lehtësime në taksa për familjet me fëmijë, pushimet familjare të paguara, kujdes shëndetësor dhe kopsht falas.

Kjo u njoftua nga ligjvënësit dhe persona të tjerë që ishin të njohur me takimin privat në Shtëpinë e Bardhë mes Presidentit Biden dhe ligjvënësve demokratë.

Presidenti Biden pret që negociatat mbi projektligjin për shpenzimet e qeverisë të përfundojnë këtë javë. Presidenti u takua me demokratët e krahut të moderuar dhe atij progresistë ndërsa ata po përpiqen të përafrojnë qëndrimet e tyre për planin e tij gjithëpërfshirës të buxhetit që në fillim ishte 3.5 trilionë dollarë./VOA

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat