Një në tre amerikanë të moshës 65 vjeç e lart ka marrë vaksinën përforcuese kundër COVID-19

Amerika

Një në tre amerikanë të moshës 65 vjeç e lart ka marrë vaksinën përforcuese kundër COVID-19

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 23:37
Foto ilustrim

Një në tre amerikanë të moshës 65 vjeç e lart ka marrë një vaksinë përforcuese për COVID-19.

Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, kanë treguar të premten të dhënat nga Qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Vendi kishte administruar 437,352,000 doza vaksinash kundër COVID-19 deri të premten në mëngjes dhe shpërndau 551,000,705 doza.

Këto shifra janë në rritje nga 434,486,889 doza vaksinash që CDC tha se ishin përdorur deri më 10 nëntor nga 541,361,525 doza të dorëzuara.

Agjencia tha se 225,606,197 njerëz kishin marrë të paktën një dozë, ndërsa 194,747,839 njerëz ishin vaksinuar plotësisht.

Raporti i CDC përfshin vaksina me dy doza nga Moderna dhe Pfizer/BioNTech, si dhe vaksinën me një dozë të Johnson & Johnson.

Rreth 27.7 milionë njerëz kanë marrë një dozë përforcuese të vaksinës së COVID-19 të Pfizer, Moderna ose Johnson&Johnson.

Dozat përforcuese nga Moderna dhe Johnson&Johnson u autorizuan nga rregullatori shëndetësor i SHBA më 20 tetor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat