SHBA: Të gjitha alternativat mbi tryezë lidhur me reagimin ndaj grumbullimit të trupave të ruse

Amerika

SHBA: Të gjitha alternativat mbi tryezë lidhur me reagimin ndaj grumbullimit të trupave të ruse

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 23:44
DASH

Shtetet e Bashkuara thotë se gjitha alternativat janë mbi tryezë lidhur me reagimin ndaj grumbullimit të "të madh dhe të pazakontë" të trupave ruse pranë kufirit të Ukrainës dhe aleanca e NATO-s do të vendosë se cili do të jepë hapi i mëtejshëm pas konsultimeve javën e ardhshme.

Komentet i bëri të premten ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried.

"Siç mund ta kuptoni, të gjitha opsionet janë në tryezë”, u tha gazetarëve zonja Donfried.

"Tani i takon aleancës të vendosë se çfarë hapash të mëtejshme do të ndërmarrë," tha ajo, duke folur në prag të një vizite të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken në Letoni dhe Suedi javën e ardhshme për të marrë pjesë në takime të NATO-s dhe OSBE-së ku ajo tha se grumbullimi "i madh dhe i pazakontë" i trupave nga ana e Moskës do të ishte tema kryesore.

Zyrtarët e SHBA-së, NATO-s dhe të Ukrainës kanë ngritur alarmin javët e fundit për ato që ata thonë se janë lëvizje të pazakonta të trupave ruse pranë Ukrainës, duke sugjeruar se Moska mund të jetë e gatshme të nisë një sulm ndaj fqinjit të saj, akuza që Rusia i ka hedhur poshtë.

E pyetur nëse zoti Blinken do të takohej me Ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov në Stokholm, zonja Donfried tha se nuk kishte ndonjë njoftim për të bërë për një takim të tillë dypalësh, por la të kuptohej se ekzistonte mundësia që gjërat të ndryshonin./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat