Përdhunoi pacienten me aftësi të kufizuara, ish-infermieri dënohet me 10 vjet burg

Amerika

Përdhunoi pacienten me aftësi të kufizuara, ish-infermieri dënohet me 10 vjet burg

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 15:45
Nathaan Sutherland u akuzua për sulm seksual ndaj një pacienteje që vuante nga një paaftësi e theksuar fizike në një klinikë në Feniks.

Një ish-infermier nga Arizona është dënuar me 10 vjet burg për përdhunimin e një vajze me aftësi të kufizuara e cila lindi një fëmijë gjatë kohës që ishte nën kujdesin e tij.

Nathaan Sutherland u akuzua për sulm seksual ndaj një pacienteje që vuante nga një paaftësi e theksuar fizike në një klinikë në Feniks. Ai u arrestua në vitin 2019 pasi një kampion i të foshnjes përputhej me ADN-në e tij.

Vajza, e cila asokohe ishte 29 vjeç, ndiqej nga ana mjekësore në këtë klinikë qëkur kishte qenë fëmijë. Stafi tha se nuk e kishte aspak idenë për shtatzëninë e saj derisa ajo u bë gati për të lindur. Pas lindjes së foshnjes – një djalë që gëzon shëndet të plotë, nisi një hetim për abuzim seksual sepse gjendja e vajzës e bën atë të paaftë për të dhënë miratimin e aktit të marrëdhënies.

Pasi të vuajë kohën e dënimit në burg, Sutherland do të vendoset në liri me kusht për të gjithëjetën e tij si dhe do të vendoset në regjistrin publik si abuzues seksual.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat