​Biden i jep lamtumirën Bob Dole: Ai ishte një njeri që amerikanët e admirojnë

Amerika

​Biden i jep lamtumirën Bob Dole: Ai ishte një njeri që amerikanët e admirojnë

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 23:59
Joe Biden

Ish-senatori republikan, kandidati i shumëfishtë presidencial, heroi i Luftës së Dytë Botërore dhe miku i madh i shqiptarëve, Robert Bob Dole ka ndërruar jetë sot në moshën 98-vjeçare.

Lajmi për vdekjen e tij shkaktoi shumë reagime dhe u shpreh edhe presidenti amerikan Joe Biden.

“Bob Dole ishte një njeri që amerikanët e admirojnë. Ai kishte një ndjenjë të pagabueshme ndershmërie dhe nderi. Zoti e bekoftë dhe populli ynë u mbështettë gjithmonë në trashëgiminë e tij të mirësjelljes, dinjitetit, humorit të mirë dhe patriotizmit”, shkroi Biden në Twitter.

Robert Dole ndërroi sot jetë në moshën 98-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat