Shtëpia e Bardhë, Putinit: Gjërat që nuk i kemi bërë në 2014, jemi të përgatitur t’i bëjmë tani

Amerika

Shtëpia e Bardhë, Putinit: Gjërat që nuk i kemi bërë në 2014, jemi të përgatitur t’i bëjmë tani

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 12:06
Jake Sullivan

Gjërat që nuk i kemi bërë në vitin 2014 jemi të përgatitur t’i bëjmë tani, kështu është shprehur Shtëpia e Bardhë pas takimit virtual me presidentin amerikan Joe Biden me homologun rus Vladimir Putin.

Sipas këshilltarit për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan te dy presidentët kishin në agjendë kryesisht temat që lidhen me sigurinë dhe stabilitetin në Evropën Lindore, përkatësisht zonat në kufirin ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, ku janë regjistruar tensione në javët e fundit.

“Unë po iu shikoj në sy dhe po iu them, ashtu siç e shikoi në sy presidenti Biden në sy presidentin Putin duke i thënë se, gjërat që nuk i kemi bërë në vitin 2014, jemi të përgatitur t’i bëjmë tani”, u tha Sullivan gazetarëve në një konferencë për medie në Shtëpinë e Bardhë.

Zyrtarët ukrainas dhe perëndimorë janë të shqetësuar se shtimi i trupave ruse pranë Ukrainës mund të sinjalizojë planet e Moskës për një sulm ndaj vendit fqinj.

Më shumë se 14 mijë njerëz kanë humbur jetën në luftimet që shkatërruan qendrën industriale lindore të Ukrainës, të njohur si Donbas.

Në vitin 2015 një marrëveshje paqeje e ndërmjetësuar nga Franca dhe Gjermania ndihmoi në dhënien fund të përleshjeve në shkallë të gjerë, por përpjekjet për të arritur një zgjidhje politike kanë dështuar ndërsa përleshjet sporadike kanë vazhduar përgjatë vijës së tensionuar ndarëse.

Në fillim të këtij viti, rritja e shkeljeve të armëpushimit në lindje dhe një përqendrim i trupave ruse pranë Ukrainës nxitën frikën e luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat