Pavarësisht paralajmërimit për goditje nga tornadot, Amazon detyroi shoferin e kamionit të vazhdojë punën në terren

Amerika

Pavarësisht paralajmërimit për goditje nga tornadot, Amazon detyroi shoferin e kamionit të vazhdojë punën në terren

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 14:16
Foto ilustrim

Një burrë ngas Illinois, që punon në Amazon, raportohet t’i ketë thënë shoferit të kamionit që të vazhdojë me shpërndarjen e mallrave të porositur, pavarësisht që në fuqi ishte meteoalarmi i kuq që paralajmëronte për ardhjen e tornadove.

Bloomberg ka arritur të sigurojë “screenshot” që dëshmojnë se punonjësi i Amazon i kishte dërguar mesazhe shoferit, që të vazhdojë me shpërndarjen e mallrave, pavarësisht që ishte paralajmëruar se tornadot “do të godasin” në Edwardsville në Illinois, që në fund edhe ndodhi.

Javën e kaluar tornado “goditi” në një depo të Amazon në Edwardsville duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, e më e rënda ishte se gjashtë persona humbën jetën.

“Vazhdo të vozisësh. Nuk mund të tërheq nga terreni për shkak të paralajmërimit – pra duhet të pres urdhër nga Amazon”, i kishte thënë punonjësi i Amazon shoferit të kamionit.

Kjo ka ndodhur të premten në ora 19:08, ku vetëm 30 minuta më vonë ia bëri me dije se duhet ta vazhdojë punën, pavarësisht që shoferi donte të ndalej.

Madje është kërcënuar se do të shkarkohet, nëse anulon shpërndarjen e dërgesave dhe kthehet në bazë.

Punonjësi në bazë të Amazon dhe shoferi vazhdimisht ishin grindur, e nga kompania kanë bërë të ditur se kanë filluar hetimet dhe se shoferi është mirë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat