Përmbytjet lënë 18 persona të vdekur në Brazil, 35 mijë të tjerë evakuohen

Amerika

Përmbytjet lënë 18 persona të vdekur në Brazil, 35 mijë të tjerë evakuohen

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 21:16
Përmbytjet në Brazil

Përmbytjet e mëdha kanë lënë të paktën 18 persona të vdekur dhe më shumë se 280 të lënduar në rajonin verilindor të Brazilit.

Përmbytjet kanë prekur rreth 40 qytete në të gjithë shtetin Bahia, u tha gazetarëve guvernatori Rui Costa në qytetin Ilheus, një nga rajonet më të goditura.

“Kjo është një tragjedi masive. Nuk më kujtohet të kem parë diçka të tillë në historinë e fundit të Bahia, duke pasur parasysh numrin e qyteteve dhe shtëpive të përfshira. Është vërtet e tmerrshme, ka kaq shumë shtëpi dhe rrugë që janë plotësisht nën ujë,” tha Costa. .

Më shumë se 35 mijw njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, sipas agjencisë së mbrojtjes civile dhe mbrojtjes Bahia.

Diga e Duas Ilhas ishte e dyta që shpërtheu në dy ditë. Një digë në qytetin e Itambé, gjithashtu në Bahia, u ça vonë të shtunën.

Agjencitë e monitorimit të fatkeqësive natyrore dhe meteorologjike të Brazilit paralajmërojnë se ekziston rreziku i përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës në Bahia, me mundësinë që reshjet të vazhdojnë të paktën deri të martën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat