Të paktën 18 persona të vdekur për shkak të përmbytjeve në Brazil

Amerika

Të paktën 18 persona të vdekur për shkak të përmbytjeve në Brazil

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 15:54
Përmbytjet në Brazil

Përmbytjet e mëdha kanë lënë të paktën 18 persona të vdekur dhe më shumë se 280 të lënduar në rajonin verilindor të Brazilit, thonë zyrtarët.

Sipas CNN, përmbytjet kanë prekur rreth 40 qytete në të gjithë shtetin Bahia, tha në një konferencë shtypi guvernatori Rui Costa në qytetin Ilheus, një nga qytetet më të goditura.

“Kjo është një tragjedi masive. Nuk më kujtohet të kem parë diçka të tillë në historinë e fundit të Bahia-s, duke pasur parasysh numrin e qyteteve dhe shtëpive të përfshira. Është vërtet e tmerrshme, ka kaq shumë shtëpi dhe rrugë që janë plotësisht nën ujë”, tha Costa.

Më shumë se 35 mijë njerëz janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre, sipas agjencisë së mbrojtjes civile të Bahia-s.

Diga Duas Ilhas u shpërbë në qytetin brazilian të Jussiape të dielën, duke ngritur lumenj tashmë të fryrë dhe duke përmbytur zonat përreth.

Bëhet e ditur se diga e Duas Ilhas ishte e dyta që shpërtheu në dy ditë. Një digë në qytetin e Itambe, gjithashtu në Bahia, u shpërbë vonë të shtunën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat