U bllokuan autostradat, drejtuesit e mjeteve e kaluan natën në vetura

Amerika

U bllokuan autostradat, drejtuesit e mjeteve e kaluan natën në vetura

Më: 5 janar 2022 Në ora: 19:30
Foto ilustrim

Drejtuesit e automjeteve në shtetin e Virginias amerikane u detyruan të kalonin natën në automjete pasi një pjesë e autostradës kryesore u mbyll për shkak të stuhisë së dëborës që goditi zonën një ditë më parë.

Autostrada I-95, një nga korridoret kryesore të trafikut nga veriu në jug të SHBA-së, është mbyllur në të dy drejtimet pranë qytetit të Fredericksburg, 89 kilometra në jug të kryeqytetit Uashington, njoftoi të martën Sekretariati i Transportit të Virginias.

Bllokimi i trafikut filloi të hënën pasi ranë 30 centimetra borë në jugperëndim.

Dhe lindje të Shteteve të Bashkuara, gjë që shkaktoi aksidente të shumta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat