Shkëmbi bie mbi varkën, vdesin 7 persona, zhduken 3 të tjerë

Amerika

Shkëmbi bie mbi varkën, vdesin 7 persona, zhduken 3 të tjerë

Më: 9 janar 2022 Në ora: 18:42
Foto ilustrim

7 persona kanë vdekur si pasojë e rënies së një shkëmbi mbi një varkë në Brazil. Mediat ndërkombëtare raportojnë se 3 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur dhe 32 të plagosur pas aksidentit në juglindje të vendit.

Mësohet se një shkëmb është shkëputur nga një faqe mali dhe ka rënë mbi një varkë që ishte duke lundruar në liqen.

Një varkë është shkatërruar plotësisht, ndërsa një varkë tjetër u dëmtua shumë por arriti që të dilte sërish në breg duke shkëputur kështu dhe jetën e disa personave.

Shkëmbi mësohet se u shkëput për shkak të reshjeve të dendura të shiut në Minas Gerais. Autoritetet janë duke vijuar operacionet e kërkim-shpëtimit për personat që mendohet se mund të jenë mbytur në liqen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat