Provinca kanadeze do t’ju vendosë taksë shëndetësore të pavaksinuarve

Amerika

Provinca kanadeze do t’ju vendosë taksë shëndetësore të pavaksinuarve

Më: 12 janar 2022 Në ora: 11:07
Foto ilustrim

Provinca kanadeze e Quebec do t’ju vendosë taksë shëndetësore banorëve që nuk janë të vaksinuar kundër COVID-19.

Sipas BBC, Quebec, që ka raportuar numrin më të madh të viktimave me COVID-19 në Kanada, aktualisht po lufton me një rritje të rasteve.

Të martën, kryeministri i Quebec, Francois Legault njoftoi se zona do të ishte e para në vend që do të penalizonte financiarisht të pavaksinuarit.

Vetëm rreth 12.8 për qind e banorëve të Quebec nuk janë vaksinuar, por përbëjnë gati gjysmën e të gjitha rasteve spitalore.

Sipas të dhënave federale, pak më shumë se 85 për qind e banorëve të Quebec ishin vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës deri më 1 janar.

Kryeministri Legault tha gjatë një konference për shtyp se njerëzit që nuk kanë marrë dozën e tyre të parë të vaksinës do të duhet të paguajnë një “kontribut”.

Tarifa ende nuk është vendosur, por do të jetë “e rëndësishme”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat