Përmbytjet në Brazil, 10 viktima

Amerika

Përmbytjet në Brazil, 10 viktima

Më: 12 janar 2022 Në ora: 23:54
Brazil

Rrëshqitjet e dherave dhe përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm u kanë marrë jetën të paktën 10 personave në juglindje të Brazilit. Lumenjtë u tejmbushën duke përmbytur qytete të tëra.

Më shumë se 17 mijë njerëzve u është dashur të largohen nga shtëpitë e tyre. Autoritetet thanë se po monitorojnë digat që mund të shpërthejnë. 3 nga viktimat janë fëmijë, shtëpitë e të cilëve u mbuluan nga masive theu.

Autoritetet njoftuan se 145 nga 853 bashki kishin shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Në dy muajt e fundit, shirat e dendur kanë prekur zona të tjera të Brazilit, duke lënë dhjetëra të vdekur dhe mijëra të zhvendosur.

Ekspertët thonë gjithashtu se ndryshimi i klimës po kontribuon në ngjarjet ekstreme të motit në të gjithë botën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat