Vritet një nxënës dhe një tjetër në gjendje kritike në Minneapolis

Amerika

Vritet një nxënës dhe një tjetër në gjendje kritike në Minneapolis

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 22:28
Foto ilustrim

Dy nxënës u qëlluan, njëri për vdekje, jashtë një shkolle periferike të Minneapolisit të SHBA-ve.

Shefi i policisë së Richfield, Jay Henthorne tha se nxënësit u qëlluan rreth orës 12:07 pasdite jashtë Qendrës Arsimore Jugore.

Studenti që mbijetoi dhe u dërgua në një spital lokal, raportohet se është në gjendje kritike. Henthorne tha se “të dyshuarit u larguan ndërsa policia është duke i kërkuar”.

Qendra e Arsimit Jugor ka rreth 200 nxënës, sipas ueb-faqes së saj zyrtare, e cila e përshkruan atë si një shkollë që ofron programe arsimore speciale dhe një shkollë të mesme alternative, me nxënës të moshës para kopshtit.

Përgjegjësja e Distriktit 187, Sandra Lewandowski tha se nxënësit u qëlluan pranë hyrjes së përparme të shkollës, raporton ap.

Shkolla e mesme Richfield aty pranë u dërgoi një mesazh prindërve duke u thënë atyre se policia, me armë të nxjerra dhe punonjësit e urgjencës mjekësore ishin paraqitur në shkollë gabimisht në përgjigje të një thirrjeje urgjente nga Qendra e Arsimit Jugor. Në mesazh thuhej se telefonata nuk kishte të bënte me shkollën e mesme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat