Kongresi amerikan përballë afatit për miratimin e buxhetit

Amerika

Kongresi amerikan përballë afatit për miratimin e buxhetit

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 06:16
Foto ilustrim

Demokratët në Kongresin amerikan kërkuan të martën veprime të shpejta për të financuar programe qeveritare deri në shtator dhe për të shmangur një mbyllje të pjesshme të qeverisë për mungesë buxheti. Por fillimisht atyre u duhej një sinjal gatishmerie nga republikanët për të negociuar.

Fondet qeveritare për financimin e programeve të përditshme përfundojnë më 18 shkurt. Dështimi për të siguruar një marrëveshje mund të shkaktojë një mbyllje të pjesshme të qeverisë. Bllokimi mund të ketë ndikim në operacionet ushtarake dhe diplomatike, transportin ajror, parqet kombëtare, disa programe të kujdesit shëndetësor si dhe aktivitete të tjera.

Kur kanë mbetur pak më shumë se dy javë deri në fund të afatit, Kongresi mund të detyrohet të miratojë masa plotësuese për financimin e programeve ndërsa vazhdojnë negociatat. Dy masa të tilla u miratuan vitin e kaluar, duke i mabjtur shpenzimet në përputhje me nivelet gjatë presidencës së republikanit Donald Trump.

Për herë të fundit qeveria u mbyll pjesërisht nga 22 dhjetori i vitit 2018 deri më 25 janar 2019, një numër ditësh rekord, ndërsa Presidenti Trump u përball me Kongresin lidhur me sigurimin e fondeve për ndërtimin e murit kufitar me Meksikën.

Arritja e një marrveshje për buxhetint, para skadimit të afatit, do të nënkuptonte një çëshje më pak për Presidentin Joe Binden ndërsa përpiqet të sigurojë mbështetjen e nevojshme në Senat për miratimin e një anëtari të ri në Gjykatën e Lartë dhe ringjalljen e paketës së tij për investimet në infrastrukturë.

Projektpropozimi demokrat për një buxhet me mbi 1,5 trilion dollarë shpenzime, që tashmë u është ofruar republikanëve, shënon një rritje mbi 8% krahasuar vitin e kaluar fiskal.

“Po presim kundërofertën republikane”, tha për gazetarët ushëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer.

Projektligjet e miratuara verën e kaluar nga Dhoma e Përfaqësuesve do të siguronin 755 miliardë dollarë për ushtrinë dhe 768 miliardë dollarë për programet jo-mbrojtëse. Këtu nuk përfshihen programet e detyrueshme si fondi i pensioneve dhe kujdesi shëndetësor për të moshuarit, të varfërit dhe invalidët.

Por nga ana tjertër, republikanët kërkojnë shpenzime të balancuara mes programeve të mbrojtjes dhe atyre civile./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat