Shkon në 94 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Rio de Zhaniero

Amerika

Shkon në 94 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Rio de Zhaniero

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 06:32
Përmbytjet në Brazil

Të paktën 94 persona kanë vdekur nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet në qytetin brazilian të Petropolis, thonë zyrtarët.

Qyteti, i cili ndodhet në malet në veri të Rio de Zhaneiros, u godit nga reshje të rrëmbyeshme. Shtëpitë në lagjet e kodrës u shkatërruan dhe makinat u rrënuan ndërsa ujërat kapluan rrugët e qytetit.

Kryebashkiaku i qytetit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Ekipet e kërkimit dhe shpëtimit janë duke hequr baltën për të mbijetuarit, me Mbrojtjen Civile Kombëtare të Brazilit duke thënë në Twitter se 24 persona janë shpëtuar të gjallë deri më tani, me 94 vdekje të konfirmuara.

Presidenti Jair Bolsonaro, i cili ndodhet në një udhëtim zyrtar në Rusi, ka thënë se do të organizojë ndihmë të menjëhershme për viktimat. Më shumë se 180 ushtarë janë vendosur dhe ekipe më të specializuara kërkimi pritet të mbërrijnë, shkruan BBC.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat