​Biden: Agresioni i Rusisë nuk mund të vazhdojë pa përgjigje

Amerika

​Biden: Agresioni i Rusisë nuk mund të vazhdojë pa përgjigje

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 20:27
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka akuzuar Rusinë për agresion në Ukrainë, duke thënë se do të vazhdojnë edhe me sanksione tjera të cilat do të jenë shkatërruese për Rusinë.

Biden në një konferencë për media tha se nuk do të lejohet asnjë shtet anëtarë i NATO-s që të sulmohet dhe se NATO e ka aktivizuar planin e vet e mbrojtjes.

Sipas tij, do të ketë sanksione financiare edhe pse ndoshta do të ketë edhe sanksione tjera.

Ai është pyetur nëse Putin ka për qëllim të vazhdojë edhe me shtetet tjera, derisa tha se Putin ka lënë përshtypje që të shkoj edhe më larg dhe ambiciet e tij janë krejtësisht të kundërta me çka angazhohet bota.

Putin po përpjekjet ta rikthej Bashkimin Sovjetik.

Sipas tij, sanksionet, sanksionet do ta kenë efekt shkatërrimtar të vet Rusisë e cila duhet ta ndryshoj qasjen.

“SHBA është e gatshme t’i mbroj jetën e shtetasve amerikan. Jemi duke monitoruar çështjen e energjisë dhe do të ketë edhe një pako të re të sanksioneve ndaj Rusisë. Ne qëndrojmë për lirinë, kjo është ajo çka jemi ne. Ne jemi të gatshëm t’i përgjigjemi sulmeve kibernetike dhe SHBA do t’i mbrojnë ukrainasit dhe do të ofertojmë ndihmë për civilët ukrainas”, tha ai.

Biden shtoi se ky është një moment i rrezikshëm për Evropën dhe gjithë botën.

“Kjo ndërhyrje nuk ishte asnjëherë për kthimin e paqes. Veprim i pajustifikueshëm që do ta dobësoj Rusinë dhe do ta fuqizojë botën demokratike. Janë vlerat demokratike që nuk mund të shuhen përballë tiranëve dhe në fund liria do të mbizotërojë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat