SHBA, më shumë se 50 makina u përplasën në autostradën në Denver

Amerika

SHBA, më shumë se 50 makina u përplasën në autostradën në Denver

Më: 8 mars 2022 Në ora: 08:41
Më shumë se 50 makina u përplasën në autostradën në Denver

Trafiku në autostradën “Interstate 25” u ndalua gjatë ditës së djeshme në Colorado, SHBA, pasi rruga e mbuluar me dëborë solli të paktën sy aksidente të shumëfishta ku u përfshinë të paktën se 50 automjete.

Kushtet dimërore e bënin gjendjen më të vështirë dhe qarkullimi u bllokua prej numrit të madh të automjeteve.

Policia e Denver tha se po hetonin një përplasje të shumëfishtë rreth orës lokale 16.00, ku sipas zjarrfikësve ishin përfshirë rreth 50 automjete.

Nuk raportohej për plagosje të rënda.

Disa orë më herët një tjetër përplasje e shumëfishtë ksihte ndodhur në anën jugore të po jësaj autostrade me të paktën 20 automjete të përfshira.

Pesë njerëz ishin plagosur në këtë aksident, ku fatmirësisht asnje nuk rrezikoi jetën shkruan The Sun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat