Pentagoni hedh poshtë zyrtarisht idenë e transferimit të avionëve të Polonisë në Ukrainë

Amerika

Pentagoni hedh poshtë zyrtarisht idenë e transferimit të avionëve të Polonisë në Ukrainë

Më: 9 mars 2022 Në ora: 23:17
Aeroplanët e NATO-s

Pentagoni hodhi poshtë zyrtarisht idenë e transferimit të avionëve MIG-26 të Polonisë në Ukrainë, duke thënë se një lëvizje e tillë do të përbënte një "rrezik të lartë".

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby e bëri të ditur qëndrimin në një konferencë për shtyp duke shtuar se edhe zbulimi amerikane ka paralajmëruar kundër transferimit, duke thënë se "mund të shihet si shkallëzues" nga Rusia.

Më herët, një zyrtar i lartë amerikan e mbrojtjes tha se nuk është e qartë se si do të realizohej nga ana logjistike futja e avionëve shtesë në “një hapësirë ajrore shumë të kontestuar”, duke iu referuar ofertës së Polonisë që avionët e saj MIG-29 të dërgoheshin në një bazë ajrore amerikane me qëllim që t'i jepeshin më pas Kievit.

Edhe zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha të mërkurën në konferencën e përditshme për shtyp se ka pikëpyetje logjistike lidhur me një mundësi të tillë.

"Si mund të futësh avionë në Ukrainë në një mënyrë që nuk është shkallëzuese?" tha ajo.

Zyrtari i mbrojtjes tha se ukrainasit po përdorin kapacitete të tjera me efektet shumë më të madh dhe se nuk ka ndonjë vendim përfundimtar për këtë çështje.

Të martën Polonia tha se ishte gati të dërgonte të gjithë avionët e saj MIG-29 në bazën ajrore Ramstein në Gjermani dhe t'i vendoste në dispozicion të Shteteve të Bashkuara, duke u kërkuar anëtarëve të tjerë të NATO-s të bënin të njëjtën gjë.

Sipas propozimit polak, SHBA do të furnizonte Poloninë me avionë amerikanë me "kapacitet të ngjashëm"./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat