E trafikuan që në lindje, 38-vjeçari takon për herë të parë nënën biologjike

Amerika

E trafikuan që në lindje, 38-vjeçari takon për herë të parë nënën biologjike

Më: 12 prill 2022 Në ora: 17:53
Tyler Graf

Një burrë 38-vjeçar në Teksas është ribashkuar me nënën e tij biologjik, pasi mësoi see kishin vjedhur në lindje dhe e kishin dhënë për birësim. Tyler Graf u rrit në Minesota "nga një familje shumë e dashur dhe e kujdesshme", e cila e adoptoi djalin kilian që bebe. Të dhënat pretenduan se Graf u lind nga 26-vjeçarja Hilda del Carmen Quezada, e cila thuhet se e hoqi dorë nga ai për shkak të paqëndrueshmërisë financiare.

Megjithatë, kur Quezada, tani 65 vjeçe, lindi djalin e saj, të cilin ajo kishte vendosur ta quante Sergio, në Temuco, Kili, në vitin 1983, ajo u zgjua nga anestezia dhe i thanë se djali i saj kishte vdekur, madje nuk i lejuaa as ta shihte kufomën. Në të vërtetë, rezultoi se ai ishte marrë si pjesë e një rrjeti kompleks ndërkombëtar trafikimi, që ishte organizuar në të gjithë botën dhe përfshinte një rrjet profesionistësh mjekësorë, qeverinë kiliane dhe kishën katolike.

Graf gjithmonë e dinte se ai ishte birësuar dhe luftoi me ndjenat jo fort pozitive ndaj nënës së tij biologjike. “Kurrë nuk e kam menduar se kishte arsye që e justifikonte”, - tha ai. "Kam kultivuar armiqësi, një barrë të rëndë  mbi supe, gjithë jetën time".

Pavarësisht armiqësisë së tij, Graf jetoi një jetë të lumtur në Amerikë, pa e ditur se ishte trafikuar për birësim dhe u bë zjarrfikës në Hjuston, ku jetonte me gruan dhe djalin e tij të mitur.

Megjithatë, kur një zjarrfikës kilian erdhi në Hjuston për një trajnim pune vite më parë, ai i tha Grafit se nëna e tij, Marisol Rodríguez, drejtonte një organizatë jofitimprurëse kiliane, "Hijos y Madres del Silencio", që punon për të rilidhur familjet e ndara nga birësimet e paligjshme dhe të detyruara.

Nëna e Grafit nuk e harroi kurrë humbjen e rëndë dhe vajtoi djalin e saj në ditëlindjen e tij çdo vit, derisa mori një telefonatë nga "Hijos y Madres del Silencio" në maj të vitit 2021.

"Nuk mund ta perceptoja informacionin. Nuk mund ta kuptoja se çfarë po ndodhte. Çdo muskul në trupin tim u shtrëngua dhe më shtrëngonin lotët në sy. Doja të bërtisja. Kam vënë në dyshim shumë gjëra. Mendimi nëse ai ishte i dashur, nëse hante mirë, nëse po i mbijetonte ditëve të ftohta”, - tha ajo.

Lidhja e tyre u konfirmua menjëherë pas rezultateve të një testi të ADN-së. “Nuk mund ta imagjinoj se çfarë kaloi nëna ime biologjike kur më humbi dhe sa e pikëlloi vdekja ime”,-  u shpreh Graf. Por ai ishte shumë i emocionuar për njohjen me nënën e tij të lindjes, si dhe tri motrat që ai nuk i njihte, ndërsa ruan marrëdhënien me familjen e tij birësuese, e cila nuk kishte asnjë ide për detajet e mbrapshta të birësimit të tij. Megjithatë, ai është përballur me një situatë të vështirë.

Tani, unë jam mes familjeve. Nuk dua të lëndoj ndjenjat e prindërve të mi birësues apo ndjenjat e nënës sime biologjike, kështu që është një lloj ekuilibri i mirë tani”, shpjegoi ai. "Po përpiqem të kuptoj se ku gjendem në mes të gjithë kësaj".

Megjithatë, Graf ka themeluar gjithashtu organizatën e tij jofitimprurëse, "Connecting Roots", e cila përhap ndërgjegjësimin për skemën e tmerrshme të trafikimit dhe ofron teste të ADN-së falas për të ndihmuar familjet të përshpejtojnë ribashkimet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat