Nëna vret dy fëmijët e saj përpara se të kryejë vetëvrasje në Oregon

Amerika

Nëna vret dy fëmijët e saj përpara se të kryejë vetëvrasje në Oregon

Më: 13 maj 2022 Në ora: 00:06
Foto ilustrim

Një nënë nga Oregoni vrau dy fëmijët e saj të vegjël përpara se të kryente vetëvrasje, njoftoi policia dhe ish-partneri i saj.

Ashley Palmer, 31 vjeçare u gjet e vdekur nga një plagë me armë zjarri brenda një apartamenti në Gresham, ku policët zbuluan gjithashtu se dy fëmijët e saj, të moshës 6 dhe 8 vjeç, janë vrarë me armë zjarri.

Policia e identifikoi Palmerin pas përfundimit të autopsisë së tri viktimave, raporton nypost.

Palmer ishte ndarë nga bashkëshorti i saj, Jenavie Palmer, dy vjet më parë dhe çifti ishte në mes të një mosmarrëveshjeje rreth kujdestarisë së fëmijëve, tha ish-partneri i saj.

“Ne ishim në mes të gjyqit dhe fëmijët lëviznin herë në njërën shtëpi, herë në tjetrën”, tha 34 vjeçari.

Ashley Palmer kishte pohuar dy herë më parë në gjykatë se fëmijët e çiftit do të përballeshin me dëmtime serioze nëse ish-bashkëshortit të saj i jepej kujdestaria e pjesshme.

Ndryshe, banorët kanë pohuar se nuk po mund t’iu besonin syve rreth kësaj tragjedie familjare.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat