Të shtëna në një hotel të Meksikës, raportohet për 11 persona të vrarë

Amerika

Të shtëna në një hotel të Meksikës, raportohet për 11 persona të vrarë

Më: 24 maj 2022 Në ora: 17:13
Foto ilustrim

Persona të armatosur kanë hapur zjarr në një hotel në qytetin meksikan Celaya, në shtetin qendror Guanajuato.

Mediet lokale thonë se të paktën 11 persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur.

Dëshmitarët thanë se një grup prej rreth 15 burrash të armatosur kanë hyrë në hotel në orën 22:00 (kohë lokale), duke qëlluar dhe duke hedhur bomba me benzinë përpara se të sulmonin të paktën dy bare aty pranë.

Forcat e sigurisë ndodhen në vendngjarje, por ende nuk kanë dhënë deklaratë se kush mund të jetë pas të shtënave.

Qyteti i Celaya-s pa parë një rritje të dhunës me një kartel kriminal që e quan veten Santa Rosa de Lima i përfshirë në një grindje vdekjeprurëse me rivalët e tij, Kartelin e Gjeneratës së Re Jalisco.

Karteli Santa Rosa angazhohet kryesisht në zhvatje dhe vjedhje karburanti. Ish-udhëheqësi i saj, Jose Yepez, u dënua me 60 vjet burg në fillim të këtij viti.

Ndërsa kapja e tij në vitin 2020 u përshëndet si një goditje e madhe për kartelin, beteja për ta pasuar atë ka shkaktuar dhunë të mëtejshme.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat