Ngjarje tragjike: Foshnja 2-muajshe vdes pasi babai e hedh nga dritarja pas sherrit me gruan

Amerika

Ngjarje tragjike: Foshnja 2-muajshe vdes pasi babai e hedh nga dritarja pas sherrit me gruan

Më: 31 maj 2022 Në ora: 19:34
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Një foshnjë dy muajshe vdiq tragjikisht pasi babai i saj e hodhi nga dritarja pas  një sherri me nënën e saj.

Isabel de Aguilar Loesch, nga Brazili, ishte vetëm 57 ditëshe kur pësoi lëndime katastrofike në kokë pasi u hodh nga dritarja të shtunën më 28 maj.

Foshnja e vogël vdiq në spital pasi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.Ngjarja ndodhi në lagjen Tabajaras të Teofilo Otoni në Brazilin juglindor.

Fqinjët i thanë policisë se prindërit e vajzës po grindeshin kur babai 26-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet me dije, e hodhi foshnjën nga dritarja.

Mamaja e Isabelës, 36 vjeç, i tha policisë se babai kishte vizituar shtëpinë e saj për të parë vajzën pasi ata nuk jetonin së bashku.

Gjyshja e viktimës deklaroi se kur vajza e saj ishte shtatzënë, partneri e kishte goditur me grusht në bark dhe dyshja shpesh debatonin me njëri-tjetrin.

Babai fillimisht u largua nga vendi i ngjarjes, por më vonë thirri policinë dhe tha se i vinte keq dhe donte të dorëzohej.

Ai u kap më vonë nga oficerët, por nuk pranoi të jepte versionin e tij të ngjarjeve.

Autopsia tregoi se shkaku i vdekjes së Isabel ishte një dëmtim traumatik në tru.

Babai 26-vjeçar përballet me akuzën e vrasjes së rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat