Si rrezikon të humbasë, dhe si mund ta fitojë SHBA-ja Luftën e Re të Ftohtë

Amerika

Si rrezikon të humbasë, dhe si mund ta fitojë SHBA-ja Luftën e Re të Ftohtë

Joseph E.Stiglitz Nga Joseph E.Stiglitz Më 20 qershor 2022 Në ora: 16:16
Foto ilustrim

Duket se Shtetet e Bashkuara kanë hyrë në një Luftë të Re të Ftohtë me Kinën dhe Rusinë. Por portretizimi që i bëjnë udhëheqësit amerikanë kësaj përballjeje, si midis demokracisë dhe autoritarizmit, nuk është i duhuri, sidomos në një kohë kur të njëjtët liderë po përballen aktivisht me një abuzues sistematik të të drejtave të njeriut siç është Arabia Saudite. 

Një hipokrizi e tillë, sugjeron se në rrezik janë të paktën pjesërisht hegjemonia globale, dhe jo vlerat. Për 2dekada me radhë pas rënies së Perdes së Hekurt, SHBA-ja ishte qartazi fuqia nr.1 në botë. Por më pas erdhën luftërat e gabuara dhe katastrofike në Lindjen e Mesme, kriza financiare e vitit 2008, pabarazia në rritje, epidemia e opioideve, dhe kriza të tjera që u duk se u vunë në dyshim epërsinë e modelit ekonomik të Amerikës. 

Për më tepër, nga zgjedhja president e Donald Trump, përpjekja për grusht shteti në Capitol Hill, masakrave të shumta me armë, një Partie Republikane të prirur t’u heqë të drejtën e votës shumë qytetarëve, dhe forcimit së organizatave konspirative si QAnon, ka shumë prova që sugjerojnë se disa aspekte të politikës amerikane dhe jetës sociale, janë bërë tejet patologjike.

Sigurisht, Amerika nuk dëshiron të rrëzohet nga froni. Por është thjesht e pashmangshme që Kina do ta tejkalojë ekonomikisht SHBA-në. Popullsia e saj është 4 herë më e madhe se ajo e Amerikës; ndërsa ekonomia e saj është rritur 3 herë më shpejt për shumë vite (në fakt, ajo ia ka kaluar tashmë që në vitin 2015 SHBA-në, së aspektin e barazisë së fuqisë blerëse).

Ndërsa Kina nuk ka bërë asgjë për ta shpallur veten si një kërcënim strategjik për Amerikën, në Uashington, ekziston një konsensus dypartiak se Kina mund të përbëjë një kërcënim strategjik. Ndaj më e pakta që duhet të bëjë SHBA-ja për të zbutur rrezikun, është të ndalojë së ndihmuari rritjen e ekonomisë kineze. 

Sipas këtij këndvështrimi, veprimi parandalues ​​është i garantuar, edhe nëse kjo nënkupton shkeljen e rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë, për të cilat vetë SHBA-ja bëri kaq shumë për t’i shkruar dhe promovuar. Ky front në Luftën e Re të Ftohtë, u hap shumë kohëpërpara sesa Rusia të pushtonte Ukrainën. 

Dhe zyrtarë të lartë amerikanë, kanë paralajmëruar që atëherë, se kjo luftë nuk duhet talargojë vëmendjen nga kërcënimi real afatgjatë: Kina. Duke pasur parasysh faktin se ekonomia e Rusisë është afërsisht e njëjtë me atë të Spanjës, partneriteti i saj “i pakufishëm” me Kinën vështirë se ka rëndësi në aspektin ekonomik (edhe pse gatishmëria e saj për t’u përfshirë në aktivitete përçarëse në mbarë botën, mund të jetë e dobishme për fqinjin e saj më të madh jugor).

Por një vend në “luftë” ka nevojë për një strategji. Dhe SHBA-ja nuk mund ta fitojë e vetmenjë garë të re midisfuqive të mëdha. Ajo ka nevojë për miq. Aleatët e saj natyrorë janë Evropa dhe demokracitë e tjera të zhvilluara në mbarë botën. 

Por Trump bëri gjithçka që mundi për t’u distancuar prej tyre, dhe republikanët – ende tërësisht të varur prej tij –kanë dhënë arsye të mjaftueshme për ta vënë në dyshim nëse SHBA është një partner i besueshëm. Për më tepër, Amerika duhet të fitojë zemrat dhe mendjet e miliarda njerëzve në vendet dhe tregjet në zhvillim në botë. 

Jo vetëm për të pasur thjesht numra në anën e saj, por edhe për të siguruar qasje në burimetjetike. Për të fituar mbështetjen e shumicës së botës, SHBA-ja duhet të kompensojë shumë terren që ka humbur vitet e fundit. Historia e saj e gjatë e shfrytëzimit të vendeve të tjera nuk e ndihmon aspak.

As racizmi i saj me rrënjë të thella, të cilën Trump e përdor me mjeshtëri dhe cinizëm. Kohët e fundit, politikë–bërësit amerikanë kontribuan në “aparteidin e vaksinave”, ku vendet e pasura morën të gjitha dozat e nevojshme, ndërsa njerëzit në vendet më të varfra u lanë në mëshirë të fatit. 

Ndërkohë, kundërshtarët e rinj të Amerikës në Luftën e Ftohtë, i bënë vaksinat e tyre të disponueshme për të tjerët me kosto më të lirë ose nën kosto, duke i ndihmuar gjithashtu këto të fundit që të ngrenë fabrikat e tyre të prodhimit të vaksinave.

Hendeku i besueshmërisë, është edhe më i madh kur bëhet fjalë për ndryshimet klimatike, të cilat prekin në mënyrë disproporcionale ata në Jugun Global, që kanë më pak aftësi për t’u përballur. Ndërsa tregjet kryesore në zhvillim, janë bërë burimet kryesore të emetimeve të gazrave serrë, emetimet e SHBA-së janë ende më të mëdhatë. 

Vendet e zhvilluara vazhdojnë t’i shtojnë ato, dhe ç’është më e keqja, nuk i kanë përmbushur as premtimet e tyre të pakta për të ndihmuar vendet e varfra të menaxhojnë efektet e krizës klimatike që shkaktoi bota e pasur. Përkundrazi, bankat amerikane kanë kontribuar në krizat e borxhit në shumë vende, duke shfaqur shpesh një indiferencë ndaj vuajtjeve të tyre. 

Evropa dhe Amerika janë shumë të afta për t’u dhënë leksione të tjerëve, mbi atë që është moralisht e drejtë dhe ekonomikisht e arsyeshme. Por mesazhi që vjen zakonisht prej tyreështë “Bëni si them unë, dhe mos bëni si bëj unë!”. Sidomos pas viteve të presidencës Trump, Amerika nuk ka më asnjë pretendim për një nivel të lartë moralshmërie, dhe nuk gëzon më asbesueshmërinë e duhur për të dhënë këshilla. 

Neoliberalizmi dhe politika ekonomike nga e cila përfitojnë kryesisht të pasurit, nuk u përqafuan kurrë gjerësisht në Jugun Global, dhe tani ato po dalin kudo nga moda. Njëherazi, Kina ka shkëlqyer jo në dhënien e leksioneve, por në pajisjen e vendeve të varfra me infrastrukturën jetike. 

Është e vërtetë, këto vende zhyten shpeshherë në borxhe. Por duke pasur parasysh sjelljen e vetë bankave perëndimore si kreditore në botën në zhvillim, SHBA-ja dhe të tjerët vështirë se janë në gjendje të drejtojnë gishtin e fajit tek Pekini.

Nëse SHBA-ja do të nisë një Luftë të Re të Ftohtë, ajo duhet ta kuptojë më mirë se çfarë iduhet për të fituar. Luftërat e Ftohta fitohen në fund me fuqinë e butë të tërheqjes dhe bindjes. Për t’ia dalë këtë herë, ne duhet tabindim pjesën tjetër të botës të blejë jo vetëm produktet tona, por edhe sistemin social, politik dhe ekonomik që ne po u shesim.

Shtetet e Bashkuara mund të dinë se si të prodhojnë avionët bombardues dhe sistemet raketore më të mira në botë, por këto aftësi nuk do të na ndihmojnë dot në këtë sfidë. Pasi ne duhet të ofrojmë ndihmë konkrete për vendet dhe tregjet në zhvillim, duke filluar që me heqjen dorë nga të gjithë pronësia intelektuale në lidhje me vaksinat anti-Covid, në mënyrë që ata të mund të prodhojnë vaksina dhe trajtime për veten e tyre.

Po aq e rëndësishme:Perëndimi duhet t’i bëjë edhe një herë sistemet tona ekonomike, sociale dhe politike që t’iketë zili e gjithë bota. Në SHBA, kjo fillon me reduktimin e dhunës sëshkaktuar nga armët, përmirësimin e rregulloreve mjedisore, luftimin e pabarazisë dhe racizmit, si dhe mbrojtjen e të drejtave riprodhuese të grave. Derisa sa ta kemi provuar veten të denjë për të udhëhequr, nuk mund të presim që të tjerët të marshojnë drejt nesh.

Shënim:Joseph E. Stiglitz, fitues i Çmimit Nobel në ekonomi dhe profesor në Universitetin e Kolumbias. Ish-kryekonomist i Bankës Botërore në vitet 1997-2000, dhe kryetar i Këshillit të Këshilltarëve Ekonomikë të Presidentit të SHBA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat