I vërsulet me sëpatë, polici reagon me kohë – qëllon për vdekje burrin në Chicago

Amerika

I vërsulet me sëpatë, polici reagon me kohë – qëllon për vdekje burrin në Chicago

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 15:01
Foto nga vendi i ngjarjes

Ky është momenti kur një burrë me sëpatë në dorë i vërsulet një polici të trafikut, i cili reagon me kohë dhe e qëllon për vdekje me revole.

Kamera e vendosur në uniformën e policit amerikan në Naperville, Chicago, si dhe në atë të veturën zyrtare, ka kapur momentin e incidentit që ndodhi më 3 qershor.

Zyrtari policor i cili për 22 vite shërben në forcat e rendit, po kryente kontrollet rutinore të një veture që e kishte ndalur.

Por gjithçka ndryshoi kur para këmbëve të tij u ndalë një veturë tjetër – nga e cila doli një burrë me sëpatë në dorë.

I habitur me atë që po ndodhte e pyeti menjëherë se përse u ndalë dhe çfarë dëshiron nga ai. Pasi që nuk iu bind urdhrave të tij, polici reagoi me kohë duke nxjerr revolen nga brezi.

Pas qaste pa e goditur me sëpatë, polici arrin ta qëllojë disa herë me revole, goditje këto që ishin fatale për sulmuesin.

E pavarësisht që u dërgua me urgjencë sulmuesi, në spital është shpallur i vdekur. Nga atje policia zbuloi identitetin e tij – bëhet fjalë për Edward C. Samaan. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat