Parada e përgjakshme në Illinois, shkon në 6 numri i të vrarëve dhe 16 tjerë raportohet se janë plagosur

Amerika

Parada e përgjakshme në Illinois, shkon në 6 numri i të vrarëve dhe 16 tjerë raportohet se janë plagosur

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 20:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Të paktën 6 persona janë vrarë dhe 16 tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën para pak çastesh në parkun Highland në Illinois, ku po mbahej parada që shënonte 4 korrikun.

Dëshmitarët okularë thonë se filluan të vrapojnë sapo dëgjuan të shtënat, ku pesë persona i kanë parë të shtrirë në tokë që ishin larë në gjak.

Në anën tjetër dyshohet se sulmuesi kishte shtënë me armë zjarri nga kulmi i një ndërtese, duke qëlluar kalimtarët e rastit.

E policia i ishte përgjigjur menjëherë telefonatës për të shtëna armësh, duke bllokuar zonën përreth ku edhe u panë forca të shumta të njësive elitare të policisë siç është SWAT.

Ndryshe sulmi ndodhi në ditën kur Shtetet e Bashkuara po festonin 4 korrikun – ditën e pavarësisë. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat