Presidenti Biden i shokuar nga sulmi ku u vranë gjashtë persona

Amerika

Presidenti Biden i shokuar nga sulmi ku u vranë gjashtë persona

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 22:53
Joe Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, dhe zonja e parë Jill Biden, janë të shokuar nga të shtënat masive në paradën e Ditës së Pavarësisë në Illinois, ku të vrarë mbetën gjashtë persona.

Sipas Biden, ky është edhe një shembull tjetër ”i dhunës së pakuptimtë me armë që ka sjellë përsëri pikëllim në një komunitet amerikan”.

Në një deklaratë, zoti Biden tha se ai dhe zonja Biden ishin “mirënjohës” për përpjekjet e zyrtarëve të zbatimit të ligjit që iu përgjigjën skenës së përgjakshme dhe tha se ai i kishte ofruar guvernatorit të Illinois JB Prizker dhe kryebashkiakut të Parkut Highland, Nancy Rotering “mbështetjen e plotë të qeverisë federale”, duke përfshirë një rritje të oficerëve të zbatimit të ligjit për të ndihmuar në kapjen për të dyshuarin”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat