Gati 50 ligjvënës republikanë votojnë pro martesave LGBTQ

Amerika

Gati 50 ligjvënës republikanë votojnë pro martesave LGBTQ

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 20:53
Foto ilustrim

Komuniteti LGBTQ në Shtetet e Bashkuara po feston një fitore ligjore me rëndësi pasi rreth 50 ligjvënës republikanë votuar krahas demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve për të mbrojtur të drejtën për martesë të personave të së njëjtës gjini. Megjithëse shumica e republikanëve votoi kundër ligjit, një votim i tillë konsiderohej ai i paimagjinueshëm deri para dhjetë vitesh. Tashmë projektligji shkon për miratim përfundimtar në Senat ku mundësitë për miratimin e tij janë të vogla.

Moment historik për të drejtat e komunitetit LGBTQ.

Gati 50 ligjvënës republikanë iu bashkuan të gjithë demokratëve të votojnë që e drejta për martesë e këtij komuniteti dhe martesat ndër-racore të mbrohen me ligj federal.

“Demokratët besojnë që qeveria nuk ka nevojë të përfshihet në mes një personi dhe atij që ai apo ajo dashuron”, tha udhëheqësja e demokratëve, Nancy Pelosi.

157 republikanë, megjithatë, votuan kundër.

“Ky është një ligj që është tërësisht i panevojshëm”, tha përfaqësuesi republikan Jim Jordan dhe shtoi se ligji kthen përmbys definimin tradicional të martesës në 35 shtete amerikane.

Martesat e komunitetit LGBTQ janë e drejtë pro të cilit Gjykata e Lartë kishte votuar në vitin 2015 duke i bërë këto martesa të ligjshme në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Por shqetësimet mbi këtë çështja janë ngritur pas vendimit të këtij institucioni për t’i hequr mburojën kushtetuese që gëzonte aborti prej dekadash. Anëtari konservator i Gjykatës së Lartë, gjykatësi Clarence Thomas ka lënë të kuptohet se të tjera vendimeve të mëparshme të saj mund të rishikohen. Kjo ka nxitur demokratët që të fuqizojnë këtë të drejtë me ligj federal.

“Grupi i demokratëve po i përgjigjet me shpejtësi kësaj gjykate tejët ekstreme dhe kundër lirisë”, tha përfaqësuesi demokrat, David Ciciline.

Jo pak republikanë vazhdojnë të thonë se përpjekja e demokratëve është një mashtrim politik pasi këto të drejta nuk janë në rrezik. Megjithëse, në fillim të kësaj jave, senatori republikan, Ted Cruz bëri këtë koment kundër vendimit të vitit 2015, kur martesat e gjinisë së njëjtë u lejuan në të gjithë vendin.

“Në vendimin që lejoi martesat e gjinisë së njëjtë, gjykata atëherë tha ne e dimë më mirë këtë çështje dhe tani çdo shtet duhet të lejoi martesat ‘homoseksuale’. Unë mendoj që ai vendim ishte qartazi i gabuar, ishte tejkalim i kufirit nga gjykata”, tha senatori republikan nga Teksasi, Ted Cruz.

Ligji që dëshiron të forcojë të drejtën për martesë të personave të gjinisë së njëjtë tani kalon te dhoma e ulët e kongresit amerikan, Senati. Përbërja e senatit është e ndarë në numër të njëjtë të votave në mes të republikanëve dhe demokratëve dhe miratimi përfundimtar i ligjit mbetët e paqartë./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat