Sherr mes pilotëve, avioni bën ulje emergjente - reagon kompania

Amerika

Sherr mes pilotëve, avioni bën ulje emergjente - reagon kompania

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Një avion u rikthye sërish në pistën e një aeroporti në Uashington, aty ku ishte nisur, pasi dy pilotët nisën një sherr mes tyre në ajër.

Avioni i kompanisë “Alaska Airlines” u nis nga Uashingtoni dhe kishte si destinacion San Franciskon, por e kreu fluturimin me dy orë e gjysmë vonesë. Business Insider shkruan se në vonesë ndikoi edhe moti i keq, por mbi të gjitha fakti që avioni u detyruar të kthehej në pistë për shkak të mosmarrëveshjeve që patën pilotët.

Për këtë rast ka reaguar edhe kompania.

“Kapiteni dhe ndihmësi i tij patën një “mosmarrëveshje profesionale”.

Ata bënë gjënë e duhur duke u rikthyer në pistë”, tha kompania, e cila më pas ndërroi të dy pilotët dhe avioni u ngrit sërish për fluturim.

Image
“Alaska Airlines”
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat