Oficerët në Pensilvani qëllojnë gjarprin i cili po e ngufaste pronarin e tij, gati për ta mbytur

Amerika

Oficerët në Pensilvani qëllojnë gjarprin i cili po e ngufaste pronarin e tij, gati për ta mbytur

Më: 25 korrik 2022 Në ora: 17:42
Foto ilustrim

Oficerët e policisë qëlluan gjarprin e një burri të mërkurën pasi mbërritën në një shtëpi në Pensilvani dhe gjetën gjarprin të mbështjellë rreth qafës së pronarit të rij, duke e lënë atë pa ndjenja.

Siç bëhet e ditur, 28-vjeçari po shërohet në spital nga sulmi. Gjarpri i plagosur u largua dhe në fund ngordhi nga plagët e tij, tha për CNN togeri i Departamentit të Policisë së Township të Upper Macungie, Peter Nickischer.

Nickischer tha se dy oficerë policie iu përgjigjën thirrjes për në shtëpinë në Fogelsville, Pensilvani, një qytet në pjesën lindore të shtetit, ku burri thuhet se pësoi arrest kardiak pasi gjarpri iu mbështjellë rreth fytit.

Ai tha se pasi hynë në shtëpi, oficerët u ndeshën me një anëtar të familjes, që i udhëzoi drejt pronarit mashkull, i cili ishte shtrirë pa reagim, dhe po ngulfatej nga mesi i gjarprit. Gjarpri ishte të paktën 4 metra i gjatë, tha ai.

“Ishte një situatë e tmerrshme”, tha Nickischer. “Ishte pa dyshim një situatë për jetë a vdekje për këtë person”.

Kur panë burrin në atë gjendje një oficer policia shkrepi një të shtënë duke goditur kokën e gjarprit, që ishte larg trupit të njeriut për shkak të gjatësisë së tij.

Më pas oficerët e tërhoqën viktimën nga gjarpri dhe i dhanë ndihmë mjekësore para se ta transportonin burrin në spital.

Burri po e mbante gjarprin në shtëpi si kafshë shtëpiake dhe oficerët gjetën dy gjarpërinj të tjerë në shtëpi, tha Nickischer. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat