Biden tallet me Trump pasi rezulton negativ nga COVID-19

Amerika

Biden tallet me Trump pasi rezulton negativ nga COVID-19

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 20:52
Joe Biden

Presidenti amerikan, Joe Biden, pasi rezultoi negativ nga COVID-19 vlerësoi rolin e vaksinave për kalimin lehtë të virusit dhe krahasoi veten me Donald Trump, i cili u dërgua në spital me helikopter.

“Thelbi është ky: kur paraardhësi im u infektua, e dërguan me helikopter në spital. U sëmur rëndë. Fatmirësisht, u shërua. Kur u infektova unë, vijova të punoja në Shtëpinë e Bardhë. 5 ditë kam punuar. Ndryshimin e bëri vaksinimi, sigurisht”, tha 79-vjeçari.

I pari i shtetit amerikan doli negativ për COVID-19 të martën mbrëma dhe përsëri të mërkurën në mëngjes.

Lajmin e dha vet presidenti Biden nëpër rrjete sociale deri sa ka publikuar edhe testin e fundit në të cilin ka rezultuar negativ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat