​SHBA sekuestron Airbus-in në pronësi të oligarkut rus Andrei Skoch

Amerika

​SHBA sekuestron Airbus-in në pronësi të oligarkut rus Andrei Skoch

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 21:16
Foto ilustrim

Një gjykatës amerikan ka autorizuar prokurorët amerikanë të konfiskojnë një avion Airbus me vlerë 90 milionë dollarë në pronësi të oligarkut të sanksionuar rus Andrei Skoch.

Kështu njoftuan sot prokurorët federalë në Manhatan.

Thesari i SHBA-së fillimisht e sanksionoi atë në vitin 2018 për lidhje të dyshuara me grupet e krimit të organizuar rus.

Skoch është një anëtar i vjetër i Dumës ruse dhe bashkëpronar i minierave më të mëdha në Rusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat