Avioni bie mes veturave në autostradë dhe shpërthen në flakë, publikohen pamjet tronditëse

Amerika

Avioni bie mes veturave në autostradë dhe shpërthen në flakë, publikohen pamjet tronditëse

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 11:23
Pamjet tronditëse tregojnë momentin kur avioni “bie” mes automjeteve në autostradë, ku në atë moment kishte shumë trafik

Një avion i vogël ka bërë ulje emergjente në një autostradë në Kaliforni, SHBA.

Pamjet tronditëse tregojnë momentin kur avioni “bie” mes automjeteve në autostradë, ku në atë moment kishte shumë trafik.

Menjëherë pas uljes ndodh një shpërthim dhe avioni përfshihet nga flakët.

Sipas autoriteteve, piloti dhe pasagjeri ishin në gjendje të dilnin nga avioni në mënyrë të sigurt. 

Avioni gjatë uljes së tij u përplas me një kamion që transportonte tre persona, të cilët gjithashtu nuk u lënduan.

Piloti pretendoi se ai bëri një ulje emergjente në autostradë pasi pësoi një dështim të motorit ndërsa po udhëtonte për në aeroportin Corona.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat