Garland: Departamenti i Drejtësisë ka kërkuar publikimin e urdhërit të bastisjes në Mar-a-Lago

Amerika

Garland: Departamenti i Drejtësisë ka kërkuar publikimin e urdhërit të bastisjes në Mar-a-Lago

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 21:38
Merrick Garland

Departamenti i Drejtësisë i ka kërkuar një gjykate të publikojë urdhrin e bastisjes që FBI mori përpara se të kontrollonte pronën e ish-presidentit Donald Trump në Florida, tha të enjten Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland.

Në një konferencë shtypi të planifikuar me ngut nga Departamenti i Drejtësisë, Kryeprokurori Garland përmendi "interesin e konsiderueshëm publik për këtë çështje" si arsye në shpalljen e kërkesës.

Zoti Garland tha gjithashtu se ai personalisht miratoi urdhrin e kontrollit, i cili ishte pjesë e një hetimi në vazhdim të Departamentit të Drejtësisë për zbulimin e të dhënave të klasifikuara të Shtëpisë së Bardhë të gjetura në shtëpinë e ish presidentit Trump në Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida në fillim të këtij viti.

Nuk është menjëherë e qartë nëse dhe kur kërkesa për publikimin e urdhërit të bastisjes, paraqitur në gjykatën federale në Miami, mund të miratohej ose kur mund të publikoheshin dokumentet./VOA

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat