​Autostrada një milion dollarëshe që bëhet e rrezikshme kur bie shi i madh

Amerika

​Autostrada një milion dollarëshe që bëhet e rrezikshme kur bie shi i madh

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 21:28
Rruga 550 që kalon nëpër pjesën perëndimore të Kolorados

Autostrada një milion dollarëshe është një nga më të rrezikshme në Shtetet e Bashkuara.

Bëhet fjalë për një seksion 40 kilometra të gjatë të autostradës amerikane, rruga 550 që kalon nëpër pjesën perëndimore të Kolorados, duke lidhur Silverton dhe Quray.

Supozohet se e ka marrë emrin në fillim të shekullit të kaluar kur autoritetet lokale filluan të diskutojnë ndërtimin e saj në vendin e një rruge që deri atëherë ishte menduar vetëm për kalimin e karrocave postare. Ata besonin se ndërtimi i një rruge të re do të kushtonte një milion dollarë.

Duke pasur parasysh se zona ku ndodhet ishte qendra e aktiviteteve minerare, disa besojnë se e ka marrë emrin sepse zhavorri i përdorur për ndërtim përmbante mbetje ari dhe argjendi me vlerë saktësisht një milion dollarë.

Nga ana tjetër, romantikët janë të bindur se emrin ia ka borxh peizazheve miliona dollarësh që kalon.

Autostrada ofron një pamje të mrekullueshme të vargmalit malor San Juan në Kolorado, dhe pamja befasuese përmes Grykës Uncompahgre dhe Qafës së Malit të Kuq që ngrihet në 3358 metra është veçanërisht befasuese.

Nëse e gjeni veten në autostradë mbajini sytë drejt përpara. Është një rrugë e ngushtë, me dredha-dredha dhe shumë e paparashikueshme dhe kërkon përqendrim maksimal të drejtuesit.

Ndonëse është përgjithësisht e hapur gjatë gjithë vitit, duhet mbajtur parasysh se sezoni i borës fillon tashmë në tetor dhe se rruga mund të jetë e mbyllur për publikun për shkak të sasisë së madhe të bore që mund të bie.

Në këtë zonë, reshjet janë jashtëzakonisht të bollshme, dhe uji derdhet nga shkëmbinjtë e afërt dhe krijon ujëvara që mund të komplikojnë në mënyrë dramatike situatën në rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat