Shkundet toka, ky vend goditet nga një tjetër tërmet i frikshëm

Amerika

Shkundet toka, ky vend goditet nga një tjetër tërmet i frikshëm

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

Nuk gjenë qetësi Meksika, tre ditë pas tërmetit 7.6 të shkallës Rihter, vendi u trondit përsëri me një dridhje të fortë sizmike këtë herë me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter.

Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, tërmeti u regjistrua 51 km në juglindje të qytetit të Coalcoman de Vázquez Pallares dhe kishte një thellësi prej vetëm 20 km.

Ai 7.6 Rihter më 19 shtator shkaktoi dëme në ndërtesa, u ndërpre energjia dhe shumica e banorëve dolën nga shtëpitë e tyre nga frika për të shpëtuar veten.

Një person u vra në portin e Manzanillo kur çatia e një dyqani u shemb mbi të, tha qeveria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat