Pamjet tregojnë uraganin duke e shkatërruar një pjesë të qytetit të Floridas

Amerika

Pamjet tregojnë uraganin duke e shkatërruar një pjesë të qytetit të Floridas

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 19:25
Uragani në Florida

Pamjet të shkatërrimit të uraganit Ian në Florida treguan stuhitë duke goditur shtëpitë në Fort Myers të mërkurën me erëra të furishme dhe reshje të pandërprera të shiut.

Një video e publikuar në Storyful tregon ujërat e përmbytjeve duke gëlltitur shtëpi të tëra në një zonë të tërë të qytetit të goditur.

Zonat bregdetare të qytetit me 85 mijë banorë u pushtuan shpejt nga stuhia historike, me disa struktura të zhytura plotësisht në ujë dhe të tjerat duke u larguar.

Një shtëpi në video duket se është shembur në një grumbull rrënojash, raporton NYPost.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat