Dalin pamjet apokaliptike/ Si u zhduk një lagje e tërë nga uragani në Florida

Amerika

Dalin pamjet apokaliptike/ Si u zhduk një lagje e tërë nga uragani në Florida

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 08:24
Lagjia Fort Myers Beach

Lagjia Fort Myers Beach, në Florida, është shkatërruar tërësisht nga uragani Ian.

Videoja e shpërndarë nga Bobby Pratt nga qyteti tregon mbeturinat e hedhura kudo dhe ndërtesat e kthyera në grumbuj rrënojash.

Varkat janë përplasur në breg. Fornt Myers është një nga disa ishuj në Florida jugperëndimore që u goditën më rëndë nga Ian-i.

Guvernatori Ron DeSantis tha të enjten se rrjeti elektrik për qarqet Lee dhe Charlotte ka të ngjarë të duhet të ndërtohet nga e para, pasi nuk funksionojnë.

Ndërkohë, më shumë se 20 persona janë konfirmuar të vdekur deri tani, ndërsa ekziston frika se numri mund të jetë shumë më i lartë.

Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi se Ian mund të jetë një prej uraganeve më vdekjeprurës në historinë e Floridas, me humbje të konsiderueshme jetësh njerëzore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat