Arizona: Një Profesor u qëllua për vdekje, Murad Can Dervishi është i dyshuari

Amerika

Arizona: Një Profesor u qëllua për vdekje, Murad Can Dervishi është i dyshuari

Nga: B.S Më: 6 tetor 2022 Në ora: 20:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Viktima është identifikuar si profesori i Universitetit të Arizonës, Dr. Thomas Meixner

Profesori i Universitetit të Arizonës u qëllua dhe u vra nga ish-studenti, thonë autoritetet duke sqaruar se : 

Një profesor i Universitetit shtetror të Arizonës u qëllua dhe u vra të mërkurën nga një ish-student, i cili mbasi e ka qëlluar është larguar nga vendngjarja,  por që më pas është arrestuar, kêshtu të paktën thuhet sipas autoriteteve.

Simbas portalit  nga KOLD/Gray News- për këtë vrasje shkakun e të cilës policia nuk e thotë për momentin ngaqë po heton i dyshuar është dhe mbahet në paraburgim  46-vjeçari Murad Can Dervishi, (nga emri, atësia dhe mbiemri duket si shqiptar) një ish-student i diplomuar që dyshohet se ka shtënë ndaj një profesor i Universitetit të Arizonës, qëllua mr për vdekje në kampusin e universitetit të mërkurën.

Ka qenë Presidenti i Universitetit të Arizonës Robert Robbins ai që e identifikoi i pari viktimën si Thomas Meixner, profesor dhe shef i departamentit të Departamentit të Hidrologjisë dhe Shkencave Atmosferike. 

Duke thënë se Meixner u qëllua në ndërtesën John W. Harshbarger dhe u dërgua në Qendrën Mjekësore të Universitetit Banner, ku u njoftua se ai kishte vdekur.

“Është një ngjarje jashtëzakonisht tragjike. Ndihemi jashtëzakonisht keq për familjen, miqtë dhe kolegët e profesorit dhe zemrat tona janë vërtet me ta”, tha në një deklaratë shefi i Departamentit të Policisë së Universitetit të Arizonës, P. Balafas.

Policia e cila po hetonë ngjarjen dekkarojë se e identifikoi të dyshuarin për të shtënat me armë zjarri në kampusin e universitetit të Arizonês, dhe sipas saj ai është 46-vjeçari Murad Can Dervishi, një ish-student i diplomuar.

Duke folur për gazetarët autoritetet e policisisë thanë se zyra e tyre mori një telefonatë pak para orës 14:00PM nga dikush që raportoi se Dervishi ishte në ndërtesë. Telefonuesi kërkoi në kushte anonime, policisë së kampusit të dërgonte oficerë të armatosur për ta kapur personin që kishte qëlluar me revolver.

Po simbas portalit  nga KOLD/Gray News- thuhet se ndërsa oficerët ishin rrugës, për në vendngjarje ata morën një tjetër telefonatë për të shtëna në këtë kampus. 

Menjëherë më pas, u raportua se Dervish ishte larguar nga ndërtesa dhe ishte larguar nga zona me një furgon ngjyrë ari.

Policia tha se u vu në ndjekje të personit të cilin mundi ta identifikonte me shpejtësi si Murad Can Dervishin.

Ata thanë se Dervishi u arrestua nga Departamenti i Sigurisë Publike në Arizona gjatë një ndalese në trafik(chekpoint) në Gila Bend, e cila është rreth 120 milje nga Tucson.

Universiteti njoftojë se të gjitha orët e mësimit përgjatë intervenimit të policisë  u anuluan pas të shtënave dhe të gjithë studentët e fakultetit dhe stafit apo studentëve jo të fakultetit ku ndhodhi ngjarja iu kërkua të largoheshin nga kampusi.

Portali  KOLD/Gray News- mësoi se profesori i vrarë Meixner mori doktoraturën në hidrologji dhe burime ujore në Universitetin e Arizonës në 1999. Ai ka qenë profesor i asociuar ose profesor në universitin e Arizonës që nga viti 2005.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat